Inspektime
Inspektimi eshte procesi i kontrollit te pajisjeve, per te vleresuar gjendjen e tyre teknike dhe perputhjen e proceseve te punes dhe masave te sigurise me legjislacionin ne fuqi.
Qasja dhe qëllimi kryesor është të rrisim sigurinë, me bashkëpunim me kompanite instaluese dhe mirembajtese dhe përdoruesit e pajisjeve teknike. Kjo perkthehet ne praktike ne perdorimin ne menyren e duhur te pajisjeve dhe uljen e numrit te aksidenteve në minimum.
CSA kryen inspektime te plota dhe periodike te ashensoreve ne perdorim te publikut ne ambjente publike, banimi, industriale dhe tregtare. Keto inspektime kryhen me ndergjegje pune nga inspektoret tane, te cilet jane te certfikuar per te ofruar nivelin me te larte te profesionalizmit dhe etikes.